LAJMI I FUNDIT:

Legjendat me më së shumti finale të humbura (Foto)

Legjendat me më së shumti finale të humbura (Foto)

Zakonisht lojtarët e mëdhenj njihen për kualitetin, besnikërinë dhe sukseset që kanë pasur gjatë karrierës së tyre profesionale.

Por, jo vetëm. Ata mund të kujtohen edhe për humbjet, posaçërisht kur ato kanë ardhur në finale, të cilat janë vështirë të harrueshme edhe për vetë lojtarët.

Gjurmët e tyre do të jenë të pashlyeshme në historinë e futbollit, por këtë herë të kujtojmë anën jo të mirë dhe të pafat të karrierës së tyre.


Më poshtë keni pesë lojtarët me më së shumti finale ndërkombëtare të humbura. /Telegrafi/

5.Michael Ballack – Katër finale të humbura

Michael Ballack

Dy finale të Ligës së Kampionëve, një me Bayer Leverkusenin ndaj Real Madridit në vitin 2002 dhe pastaj me Chelsean kundër Manchester Unitedit në 2008. Dhe në fund një Kampionatin Botëror në vitin 2002 ndaj Brazilit.

4.Zinedine Zidane – Katër finale të humbura

Zidane

Francezi sa ishte pjesë e Girondins de Burdeos humbi një finale të Kupës UEFA në vitin 1996 ndaj Bayern Munich. Një vit më pas ai u transferua te Juventusi ku humbi dy finale të Ligës së Kampionëve, kundër Borussia Dortmundit në vitin 1997 dhe kundër Real Madridit në vitin 1998.

Megjithatë, humbja e tij më e dhimbshme ishte në Kupën e Botës në vitin 2006 nga Italia.

3.Paolo Maldini – Pesë finale të humbura

Maldini

Maldini ka luajtur me Milanin mes viteve 1985 dhe 2009, dhe gjatë kësaj kohe ka humbur tre herë Ligën e Kampionëve, kundër Olympique Marseille në vitin 1993, Ajaxit në 1995 dhe kundër Liverpoolit në vitin 2005.

Kurse me Kombëtaren e Italisë ka humbur Kupën e Botës kundër Brazilit në 1994 dhe Kampionatin Evropian ndaj Francës në vitin 2000.

2.Javier Zanetti – Pesë finale të humbura

Javier-Zanetti

Lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Kombëtares së Argjentinës gjatë karrierës së tij të gjatë ka humbur pesë finale të rëndësishme.

Zanetti ka humbur dy herë Kupën e Konfederatave (1995 kundër Danimarkës, 2005 kundër Brazilit) dhe dy herë Kupën e Amerikës (2004 dhe 2007, të dyja ndaj Brazilit).

Përveç kësaj, ai ka humbur edhe Kupën UEFA në vitin 1997 me Interin ndaj Schalke 04.

1.Alessandro Del Piero – Pesë finale të humbura

Del Piero

Ashtu si Maldini dhe Zanetti, edhe Del Piero ka humbur pesë finale ndërkombëtare.

Katër prej tyre ishin me Juventusin: Ligën e Kampionëve të viti 1997 ndaj Borussia Dortmundit, 1998 kundër Real Madridit dhe 2003 ndaj Milanit dhe në fund Kupën e UEFA-së në 1995 ndaj Parmas.

Ndërsa me Kombëtaren e Italisë humbi në Kampionatin Evropian ndaj Francës në vitin 2000. /Telegrafi/