LAJMI I FUNDIT:

Kaçe reagon pas kartonit të kuq

Kaçe reagon pas kartonit të kuq

Mesfushori i Shqipërisë, Ergys Kaçe nuk arriti ta përfundoi ndeshjen me Austrinë.

Korçari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në këtë përballje dhe u përjashtua me të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

23-vjeçari ka thënë pas ndeshjes se nuk e meritoi përjashtimin, edhe pse e pranoi se faulli i dytë ishte i drejtë.

“Kartoni i parë nuk ishte fare as faull e lërë më karton, ndërsa i dyti ishte i drejtë. Nuk kam se çfarë të bëjë, kështu janë gjyqtarët”, ka thënë Kaçe pas ndeshjes.


Shqipëria u mposht në ndeshjen miqësorë të parën në vitin 2016 nga Austria me rezultat minimal 2-1. /Telegrafi/