Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, këto ditë iu largua një person, i cili kishte plot 13 vjet ishte pjesë e kësaj strukture: Donika Kadaj-Bujupi papritmas vendosi të ndahet nga AAK-ja.
Në të njëjtën mënyrë kishin vepruar edhe shumë të tjera të njohura, të cilat para shumë vitesh kishin nisur ta braktisnin partinë e Ramush Haradinajt.
GazetaBlic ua sjell një përmbledhje të këtyre emrave, arsyet dhe mënyrat e largimit të tyre.
Bajram Kosumi
Një ndër figurat më të rëndësishme që e braktisën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, qe ish-kryeministri i vendit nga radhët e kësaj partie, Bajram Kosumi.
Ndonëse Kosumi ishte njëri ndër themeluesit e AAK-së, pas largimit të tij nga partia, AAK-ja e pati marrë shumë “qetë” largimin e tij. Së paku kështu qe shprehur përmes një deklarate partiake, në të cilën thuhej se vendimi i Kosumit nuk paraqiste ndonjë rrezik për partinë. Mirëpo, pas tij, i cili në vitin 2010 u përshëndet me partinë e Ramush Haradinajt, nisën të largohen shumë figura tjera.
Bujar Dugolli
Nuk shkoi shumë dhe AAK-ja humbi edhe një figurë kyçe të partisë. Bujar Dugolli, njëri ndër themeluesit e partisë së lartcekur, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, u largua nga AAK-ja para afro gjashtë vitesh.
Këshilli Drejtues i AAK-së me shumicë votash e pati liruar atë nga të gjitha përgjegjësitë atë.
Pas vendimit në fjalë, nëpërmjet një deklarate pati reaguar edhe Dugolli. Ai pati thënë se ndiente keqardhje për Ramush Haradinajn dhe për vetë partinë, pjesë e së cilën ishte për një kohë.
Ai po ashtu pati thënë se AAK-ja, në vend se të zgjidhte dialog, zgjodhi një veprim totalitar.
Agim Çeku
Menjëherë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, AAK-ja e pati emëruar Agim Çekun si kandidat për ta zëvendësuar Kosumin, i cili pas një kohë të shkurtër erdhi në postin e të parit të ekzekutivit. Mirëpo, sikurse figurave të mësipërme, as Çekut nuk i shkoi gjatë me AAK-në.
Mandati i Çekut për postin e kryeministrit pati përfunduar pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht në vitin 2007. Kurse, më pas, ai qe larguar përfundimisht nga AAK-ja, duke u vendosur kështu në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ethem Çeku
Edhe një person mjaft me ndikim në AAK, para afro tri vitesh pati vendosur t’i thoshte “lamtumirë” partisë së Haradinajt. Ethem Çeku më 2013 dha dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në AAK.
Kadri Kryeziu
Ish-anëtar i kryesisë së AAK-së, e po ashtu edhe ish-zëvendësministër i Tregëtisë dhe Industrisë në kohën kur Bujar Dugolli ishte ministër nga AAK-ja, Kadri Kryeziu, ishte larguar nga AAK-ja shumë vite më parë. Në vitin 2009, pas plot nëntë vitesh pune në AAK, kishte dalë nga partia e Haradinajt, ndërsa më pas qe parë shumë shpesh në tubime me PDK-në.
Blerim Shala
Ish-koordinatator politik i palës kosovare në bisedimet Kosovë- Serbi, Blerim Shala, pati thënë se nga AAK-ja qe larguar pas një bisede që kishte pasur me Ramush Haradinajn. Kjo partiatë kohë pati dalë me një njoftim në të cilin thoshte se e lironte Shalën, pasi ky i fundit donte të ishte pjesë e bisedimeve në Bruksel.
Menjëherë pas kësaj, pati reaguar edhe vetë Shala.
Melihate Tërmkolli
Dorëheqja e Blerim Shalës, si duket i parapriu dorëheqjes së ish-deputetes së AAK-së, Melihate Tërmkolli. Vetëm pak ditë pasi Shala u largua nga Aleanca, në shkurt të vitit 2015, dorëheqje dha edhe Tërmkolli, e cila menjëherë pas kësaj, vendosi t’i kthehej LDK-së, partisë ku edhe kishte nisur rrugëtimin e saj politik.
Naim Maloku
Edhe Naim Maloku, pjesëtar i AAK-së një kohë, para rreth pesë vitesh i kishte ndarë përfundimisht rrugët me partinë e Ramush Haradinajt. Maloku pati dhënë dorëheqje të parevokushme.
Ernest Luma
Gjatë vitit 2015, pos Blerim Shalës e Melihate Tërmkollit, nga AAK-ja qe larguar edhe ish-anëtari i kësaj partie, Ernest Luma. Mirëpo, largimi i tij dallon me çështjen e dy të parëve. Kjo pati ndodhur pasi Luma pati fyer një pjesë të myslimanëve, të cilët kishin vendosur të shkonin ta kryenin një rit fetar – në haxh.
Donika Kadaj-Bujupi
Largimet e dorëheqjet nga AAK-ja si duket u “kurorëzuan” me dorëheqjen e ish-deputetes më të zëshme të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi. Para dy dite, Kadaj-Bujupi kishte marrë një vendim që nuk ishte pritur, jo vetëm nga qytetarët, por as edhe nga vetë bashkëpunëtorët e saj të afërt. Ajo deklaroi se dha dorëheqje, për arsye të disa vendimeve të njëanshme, siç ajo i quajti, të cilat sipas saj nuk po lejojnë të krijohen opsione për ndryshim.
Pak pas këtij vendimi, reagoi edhe AAK-ja dhe vetë kryetari i kësaj partie, i cili tha se dorëheqja e Kadaj-Bujupit kishte ardhur në mënyrë krejt të befasishme. /GazetaBlic/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë