LAJMI I FUNDIT:

Kur Donika ishte “proud with R. Haradinaj”, ndërsa e braktisi pa paralajmërim!

Kur Donika ishte “proud with R. Haradinaj”, ndërsa e braktisi pa paralajmërim!

Janë të shumta deklaratat e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, ku i thurte elozhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kështu, para katër muajsh, ish-shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ndjehej fort krenare me Haradinajn, pas një intervistë të tij për “RTV21”.

Donika, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook, ka shkruar se ndjehet krenare me Ramush Haradinaj.

“Proud with R.Haradinaj”, kishte shkruar ajo. “Kam dhënë për vendin tim, jam i gatshëm më dhënë prapë, por nuk lejojë që të marrin nga Kosova”, ka vazhduar Donika, duke cituar shefin e saj.

Ndërkaq, në një kundërpërgjigje për Telegrafin ndaj deklaratës së eurodeputetes Doris Pack, e cila përmes rrjetit social Twitter ka deklaruar se “ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi”, ajo tha se “përderisa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dëshmuar gatishmëri për ta lënë pozitën e tij dhe për ta mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Hagë, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, po e mban peng këtë pozitë”.

“Ramush Haradinaj, si i nominuar për kryeministër, e ka përkrahjen e përfaqësuesve të gjysmë milionë qytetarëve, respektivisht shumicës parlamentare, ose 70 për qind të tyre”, ka theksuar për Telegrafin, Kadaj-Bujupi, duke shtuar se deklaratat e tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike, të cilat vendi ynë po synon t’i jetësojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori