LAJMI I FUNDIT:

Maloku: Kosova nuk ka imunitet ndaj sulmeve terroriste

Maloku: Kosova nuk ka imunitet ndaj sulmeve terroriste

Kosova nuk përjashtohet nga rreziku prej sulmeve terroriste. Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë të fundit të ekspozuar ndaj akteve terroriste.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-oficeri i luftës, Naim Maloku, thotë se ISIS tani po paraqet rrezik global, prandaj, sipas tij, mund të thuhet se Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist si çdo vend tjetër në rajon, apo dhe në botë.


Sipas tij imunitet ndaj sulmeve eventuale nga organizatat terroriste nuk ka as Kosova.

“Imunitet ndaj sulmeve nuk ka as Kosova, mirëpo Kosova e ka peshën më të vogël , rëndësinë më të vogël dhe për ata është rreziku më i vogël për një akt të tillë. Me Brukselin faktikisht ata kanë dashur me i dhënë jehonë, sepse është kryeqyteti i BE-së edhe është Selia e BE-së, aty dhe ajo e NATO-së. Kjo ka qenë synimi i ISIS-it me dëshmu se mundem edhe caqet e tilla me i goditë”, ka shpjeguar Maloku.

Sipas tij me sulmin e sotëm me këtë sulm praktikisht Evropa mundet me qenë edhe më e bashkuar, dhe të ndikojë në forcimin e lidhjeve të shteteve të BE-së dhe forcimin e Bashkimit Europian.

“Sulmi do të ndikojë në forcimin e lidhjeve mes shteteve të BE-së, edhe BE do të jetë më unike për tu mbrojtë nga terrorizmi global”, thotë Maloku oër Gazetën Monitor.
Kujtojmë që një seri sulmesh terroriste kanë ndodhur sot në kryeqytetin evropian, Bruksel, duke lënë të vdekur 34 persona dhe 170 të plagosur.

Sulmet kamikaze janë kryer nga persona, që sipas dëshmitarëve kanë folur në gjuhën arabe. Gjatës ditës janë publikuar edhe fotografi të dyshuarve që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit Zaventem.

Ndërsa sot, më 22 mars, në Bruksel ka pasur një seri sulmesh terroriste. Së pari, në aeroportin e Brukselit, Zaventem, ka ndodhur një sulm kamikaz, në të cilin mbetën të vdekur 15 persona.
Ditë më parë ishte arrestuar në Bruksel terroristi i shumëkërkuar, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam. Në atë sulm patën mbetur të vdekur 130 persona./GazetaMonitor/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori