LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident te Ura e Drinit të Bardhë, vetura bie në lumë

Vetaksident te Ura e Drinit të Bardhë, vetura bie në lumë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në veturë kanë qenë tre persona, të cilët nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe se të njëjtit janë dërguar në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, tha Gashi./Telegrafi/