LAJMI I FUNDIT:

Klopp: E humbëm ndeshjen në pjesën e dytë

Klopp: E humbëm ndeshjen në pjesën e dytë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ata kishin fitoren në dorën e tyre, por nuk shfrytëzuan rastet e shumta në pjesën e parë.

Tekniku gjerman tha se ata do të bëjnë maksimumin të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, por kjo do të jetë e vështir.


“Kishim mundur të shënojmë më shumë gola në pjesën e parë. E humbëm lojën në pjesën e dytë, nuk mund t’i përballonim topat e gjatë drejt Pelles”.

“Duhet të bënim më mirë, por ky është futbolli. Kur nuk shfrytëzon rastet, ndëshkohesh”.

“Lovren u zëvendësua sepse kishte karton dhe po rrezikonte. Dukej shumë i emocionuar në këtë stadium. Mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, por do jetë e vështirë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/