LAJMI I FUNDIT:

Paraburgimi për Dugollin, drejtësia heshtë (Video)

Paraburgimi për Dugollin, drejtësia heshtë (Video)

Mbrojtja e Gafur Dugollit ka ankimuar vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata Themelore në Shkup. Ndërkohë vëllai i Gafurit, Bujar Dugolli njoftoi se gjykata ka thirrur panel i cili do ta shqyrtoje ankesën si dhe mundësinë e shfuqizimit të masës së paraburgimit.

“Nuk mundet që një shtet tjetër të vendos për fletë-arrestet për qytetarët e ndonjë shtetit tjetër apo mbi ekstradimin e tyre, sidomos kur ky nuk është qytetarë i Serbisë por i Republikës së Kosovës dhe Kosova trajton çdo pretendim për të ashtuquajtura krime që ndodh në territorin e saj. Ky është një paradoks i llojit të vet që shpresojmë se do të përfundojë në favor të një vendimi që të lirohet vëllai”, tha Bujar Dugolli, vëllai i Gafurr Dugollit, njofton Alsat-M.


Gjykata deri tani vetëm ka konfirmuar se Dugollit i është shqiptuar masa për paraburgim para ekstradimit

“Me propozim të Prokurorit Publik, Gjykatësi në procedurën paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1-Shkup, në datën 15.03.2016 ka pranuar propozimin me të cilin personit G.D i ka caktuar masë paraburgim prej 30 ditëve për ekstradim, sipas neni 165-1 dhe 168 të Ligjit për Procedurë Penale”, njoftuan nga gjykata.
Gjatë masës së ndalesës prej 30 ditëve, autoritetet e Maqedonisë duhet të shqyrtojnë kërkesën për ekstradim të Dugollit në Serbi edhe pse ky nuk është shtetas serb. Shumë shtete të Evropës kanë refuzuar të veprojnë në bazë të fletë-arresteve të tilla të lëshuara nga Serbia dhe pas verifikimit të identitetit, kanë liruar personat e ndaluar të cilët në shumicën e rasteve kanë qenë funksionarë shtetëror kosovarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori