LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Paraburgimi i Dugollit – vendim antishqiptar

Lëvizja Besa reagon në lidhje me shqyrtimin e vendimit për 30 ditë paraburgim pë Gafurr Dugollin. Në një komunikatë të dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni nga Lëvizja Besa thonë se e vlerësojnë se ”një rast skandaloz që flet jo vetëm se drejtësia në Maqedoni është selektive dhe antishqiptare, por flet edhe për faktin se zyrtarët e BDI-së, që mendojnë se janë të përfaqësuar në këtë qeveri, le që nuk mund të bëjnë asgjë në mbrojtjen e shqiptarëve, por – aq më keq – vazhdojnë të marrin udhëzime nga Serbia.”

Gjithashtu në reagimin e Lëvizjes Besa thuhet ”Të arrestohet dhe të mbahet në paraburgim një ish ushtar i UÇK-së, sot zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës, flet se Maqedonia akoma merr vendime gjyqësore sipas urdhrave nga Beogradi. Duke kuptuar rëndësinë e situatës, Lëvizja BESA kërkon nga organet zyrtare të Maqedonisë ta lirojnë sa më shpejt Gafurr Dugollin, sepse në të kundërtën kjo i rrezikon marrëdhëniet e Maqedonisë me Kosovën, ndërsa mund të reflektohet edhe në konflikte të tjera ndëretnike në Maqedoni. Ndërkaq, Adnan Jasharin, që e luan kaq keq rolin e ministrit të Drejtësisë, mund ta shpëtojë vetëm dorëheqja dhe kërkimfalja që kaq turpshëm i përfaqëson shqiptarët.” përfundon reagimi i Lëvizjes Besa./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori