LAJMI I FUNDIT:

Kurti shkon për ngushëllime te familja e ish-deputetit Lajçi

Kurti shkon për ngushëllime te familja e ish-deputetit Lajçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, paraditen e sotme qëndruan për vizitë te familja e veprimtarit dhe ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ali Lajҫit, i cili vdiq me 28 prill të këtij viti.

I lindur më 3 janar të vitit 1955 në Malaj të Rugovës, Ali Lajҫi ka qenë politikisht aktiv gjatë gjithë jetës së tij. Pas luftës në Kosovë, Ali Lajçi ishte Kryetar i Komunës së Pejës mes viteve 2001 – 2007, dhe pastaj deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai ishte edhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.


“Kryeministri Kurti, e vlerësoi lartë figurën e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajҫi, duke e cilësuar atë si një veprimtar dhe aktivist të shquar të çështjes kombëtare, teksa shtoi se do ta kujtojnë gjithmonë me krenari për veprimtarinë, kontributin dhe angazhimin e tij patriotik dhe politik për vendin. Ai shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Lajçi, dhe theksoi se janë mirënjohës për gjithë punën dhe përkushtimin e Ali Lajçit ndaj atdheut, shtetit dhe shoqërisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë vizitë për ngushëllime, së bashku me kryeministrin Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveҫla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti gjithashtu bëri homazhe në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, pranë arkivolit të ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, dhe ish- kryetarit të Pejës, Ali Lajçi, dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori