LAJMI I FUNDIT:

Nuk do besoni se për çfarë arsye qesharake Barca e kishte larguar legjendën e klubit

Nuk do besoni se për çfarë arsye qesharake Barca e kishte larguar legjendën e klubit

Mungesa e përshtatjes me skemat e trajnerit, forma e dobët, paga e lartë, largimi për te një skuadër më e mirë, ambicia për trofe apo mbërritja e një oferte që s’mund të refuzohet.

Këto janë arsyet kryesore që largojnë një lojtar nga një klub ditët e sotme, por dikur Barcelona ka larguar njërin prej yjeve të saj më të mëdhenj për shumë më pak.

Holandezi Johan Neeskens kaloi pesë vite me fanelën e katalanasve dhe u shndërrua shpejt në një nga të adhuruarit e publikut dhe kjo zgjati deri në vitin 1979, kur një ‘incident’ e largoi prej andej.


Në librin e publikuar së fundi, “Barcelona Inedit” thuhet se Neeskens u largua për një arsye të çuditshme, Sipas këtij libri, ish-lojtari i Ajaksit kishte refuzuar t’i kalonte letrën higjienike të tualetit presidentit të klubit në atë kohë, transmeton TCh.

Ky veprim i tij i ka kushtëzuar të ardhmen, pasi presidenti i asaj kohe, Nunez, ka deklaruar menjëherë në një rreth të ngushtë miqsh se do ta largojë atë që me rastin e parë. Dhe fjalën e dhënë e mbajti kur nuk e mendoi dy herë një ofertë të New York Cosmos.

Neeskens, sot 64 vjeç, u rikthye tek Barcelona në vitin 2006 si ndihmës trajner in Frank Rijkaard, por edhe ky rikthim pati një fund të keq. Ai u shkarkua së bashku me patriotin e tij në fund të sezonit 2007-2008.

Johan Neeskens, Barcelona assistant coach