Shumë shpesh njerëzit (si meshkujt edhe femrat) pyesin veten: A duhet të bëj seks gjatë periodave? A është e sigurt? A i pëlqen partnerit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve ua jep Tara Ford një mjeke në Medical Center for Female Sexuality në New York.
Ajo këshillon që të tregohet kujdes të veçantë edhe ndaj Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme pasi rreziku i një infeksioni është më i madh gjatë atyre ditëve.
Ajo rendit 5 gjërat që duhet të dini përpara se të bëni seks gjatë ditëve që jeni me perioda.
Mjekët ju japin lejen të vazhdoni
“Nëse pacientët janë rehat me këtë gjë, është në rregull që të vazhdojnë të bëjnë seks gjatë gjithë muajit pa bërë pushim,” thotë Ford. “Është shumë natyrale dhe e sigurt për të dy partnerët.” Për të shmangur shqetësimin më të madh, atë të njollave konsideroni të vendosni një peshqir në shtrat ose të bëni seks në dush.
Ju mund ta pëlqeni shumë atë
Zgjimi seksual është i ndryshëm tek çdo femër: disave mund t’u duket i mërzitshëm seksi gjatë atyre ditëve dhe disa të tjerave mund t’ju pëlqejë. Ditën e parë estrogjeni dhe testosterone janë në nivel të ulët, por në ditën e tretë niveli i tyre rritet. “Shumë femra thonë se ndihen më të zgjuara seksualisht dhe më të ndjeshme gjatë kësaj kohë,” thotë Ford. Për më tepër edhe lubrifikimi do të jetë më i madh dhe natyral, prandaj mund të kënaqeni më shumë.
…edhe partnerit tuaj mund t’i pëlqejë
Femrat supozojnë se meshkujt nuk pëlqejnë që të bëjnë seks gjatë kësaj periudhe të muajit. Në fakt është vetë ajo që po i thotë “jo” seksit dhe jo partner ii saj. Çdo çift ndryshon nga tjetri. Nëse jeni kurioz se çfarë partneri juaj mendon flisni me të përpara se gjërat të nxehen. “Komunikimi i mirë mund të çojë në seks të mirë gjatë gjithë muajit,” tha ajo.
Mund të bëni më pak “rrëmujë”
Përdorimi i prezervativit mund të jetë i rehatshëm dhe mund të ndihmojë të paktën njërin nga partnerët që të mos bëhet pis, shkruan Anabel. Po ashtu pozicioni që zgjidhni për të bërë seks mund t’ju ndihmojë. Femra e shtrirë në kurriz mund të jetë një pozicion i mirë për të pasur më pak gjakderdhje (falë gravitetit).
Mos harroni të mbroheni!
Edhe nëse bëni seks gjatë periodave mund të ngeleni shtatzënë. “Tek disa femra periodat zgjasin më shumë se një javë dge ndonjëherë ovulimi mund të përputhet me menstruacionet,” thotë Ford. Përveç kësaj, sperma mund të jetojë 3 deri në 5 ditë prandaj duhet përdorur një mënyrë për tu mbrojtur nga shtatzënia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve