Mbrëmë në Los-Angeles ishte situatë e tensionuar. Me një sërë fustanesh tepër të bukura dhe më pak të bukura, grim, stoli të shtrenjta dhe me aksesorë shëtisnin mbrëmë nëpër tepihun e kuq në ndarjen e 88-të të “Oscarit”.
Në ndarjen e shpërblimeve prestigjioze filmike morën pjesë të gjitha personalitetet e njohura, ndërkaq ne po ju paraqesin se cila nga to ka pasur tualetin më të bukur dhe i la në hije të gjitha të pranishmet, transmeton Telegrafi.
Nuk mund të kalojë pothuajse asnjë tepih i kuq, që bukuroshja Kate Blanchett të mos jetë ndër damat më të bukura të mbrëmjeve të këtilla, e pra kështu ishte edhe mbrëmë. Kate ka shkëlqyer e veshur me fustan të gjatë të kaltër e cila kishte të qepura lule nga tyli me ngjyrë të njëjtë. Vathët diskretë dhe byzylyku prej diamanti ishin të vetmet dhe krejtësisht shtojca të mjaftueshme të këtij tualeti.
Gjithashtu, mysafire më e shpeshtë në listat tona e veshur më së miri është edhe aktorja e re më e paguar Jennifer Lawrence. Jennifer këtë herë vendosi për kombinimin e ngjyrës së zezë elegante dhe ngjyrës bezhë. Dhe nuk gaboi. Fustani me dantella me volane në pjesën e poshtme ishte zgjedhja e qëlluar.
Charlize Theron për këtë ceremoni, të cilën të gjithë me padurim e presin një vit të plotë, ka pasur kombinimin mirë të qëlluar. Fustani i kuq i Diorit, i gjatë, me bretele të holla dhe me shpinë të zbuluar është sinonim i mjaftueshëm për pamje seksipile dhe mbresëlënëse që nuk mbeti e pavërejtur.
Pjesa e sipërme e fustanit të Jennifer Garner është i ashtuquajturi korsetë zemër, ndërkaq fustani është kombinim i satenit sensual me shtesat e kristaleve të zeza. Sandalet e thjeshta të zeza, flokët e mbledhur dhe pjesët diskrete të stolive me diamante ishin më se të qëlluara.
Fustani i thjeshtë i gjatë i Kate Bosworth, e cila ndjek linjën e trupit dukej aq sensacionale, por njëkohësisht e reduktuar dhe e butë. Në pjesën e sipërme të fustanit mbi supe janë qepur pupla ngjyrë jargavani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe