LAJMI I FUNDIT:

Juve fiton derbin dhe përforcon kreun (Video)

Juve fiton derbin dhe përforcon kreun (Video)

Juventus ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 27-të të Serie A.

Bardhezinjtë triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Juventus Arena kundër Interit me rezultat prej 2:0, në saje të një goli të Leonardo Bonuccit dhe Alvaro Moratas.

Juventus+FC+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+wVZgDRDcPcYx


E gjithë ndeshja pothuajse u luajt në mesfushë, ndërsa kampionët italian dominuan me raste gjatë gjithë ndeshjes.

Henrnanes, Pablo Dybala dhe Mario Mandzukic kishin raste të mira për shënim në pjesën e parë, por që nuk mundën ta mposhtën portën e portierit, Samir Handanovic dhe kështu, 45 minutshi i parë përfundoi pa gola.

Por, në pjesën e dytë juventinët krijuan disa raste, nga të cilat vetëm dy i shfrytëzuan, ndërsa Interi humbi një rast të pastër me anë të Icardit, raporton Telegrafi.Juventus+FC+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+NYeaoednrjrx

Në fakt, mbrojtësi i Interit Danielle D’Ambrosio gaboi duke dashur të largoi topin nga zona e rreptësisë i dhuroi një superasist me të filluar pjesa e parë mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuccit, i cili nga 6-7 metra goditi fuqishëm topin dhe e kaloi në epërsi Juventusin.

Megjithëse u krijuan disa gjysmë-raste deri në fund të takimit, ku më të mirin e kishte Interi me Mauro Icardin, i cili i vetëm para portës së Gianluiggi Buffonit nuk u tregua i saktë dhe shkoi aksioni në pakthim.Juventus+FC+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+Qob7ksFX3mvx

Por, kjo nuk ishte e tëra nga ana e Bianconerrëve pasi që Alvaro Morata shënoi nga pika e bardhë në minutën e 83-të të takimit. Paraprakisht, Miranda kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë së Interit pikërisht kundër sulmuesit spanjoll, Morata, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2:0 për Juventusin.

Juventus+FC+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+ZzIYbp6Y7iQx

Pas kësaj fitoreje, Juventus zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 61 pikë, përkatësisht ka katër më tepër se vendi i dytë, Napoli, ndërsa Inter mbetet në vendin e pesë me 48 pikë. /Telegrafi/ 

1-0: Bonucci kalon Juven në epërsi ndaj Interit.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-28

2-0: Morata shënon nga pika e bardhë. Ishte penallti?

Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-28

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori