Duke ushtruar deri në një orë në ditë mund ta zvogëlojmë rrezikun e dështimit të zemrës pothuajse përgjysmë, thonë rezultatet e një studimi të kryer në Suedi.
Studimi tregoi se një orë e ushtrimit të moderuar ose gjysmë ore të ushtrimit energjik janë të mjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun e dështimit të zemrës për madje 46%, shkruan Daily Mail.
Ekspertët shtuan se shfrytëzimi i shkallëve në vend të ashensorit, ecja dhe çiklizmi janë hapa të thjeshtë të zvogëlimit të rrezikut nga sëmurja. Dështimi i zemrës e pengon pompimin e gjakut të mjaftueshëm në trup dhe zakonisht shfaqet për shkak të dobësimit të muskulit të zemrës. Rreziku i vdekjes brenda pesë vjetëve të diagnostikimit është midis 30 dhe 50 për qind, thonë ekspertët.
Studimi përfshiu rreth 40 mijë persona të moshës 20-90 vjeçare të cilët nuk kishin kurrfarë problemesh me zemrën në kohën e fillimit të studimit në vitin 1997. Hulumtimet zbuluan se njerëzit tek të cilët ishte shfaqur dështimi i zemrës ishin më të vjetër, meshkuj, më pak të arsimuar dhe në familjet e të cilëve tashmë ishte shfaqur dështimi i zemrës. Tek ata edhe ishte rritur mundësia e sëmurjes nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe kolestona.
Udhëheqësi i studimit, dr. Kasper Anderson, tha se madje edhe aktiviteti i ulët fizik mund të jetë i dobishëm. "Nuk keni nevojë ta vraponi maratonën për t’i ndier përfitimet e aktivitetit fizik. Madje edhe aktiviteti shumë i ulët mund t’ju japë efekt pozitiv. Aktiviteti fizik ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, gjë që si rezultat e redukton rrezikun e dështimit të zemrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me zemrën."
Anderson vë në dukje se mungesa e aktivitetit mund të zgjidhet lehtë.
"Bota perëndimore e promovon mënyrën e ‘ulur’ të jetesës. Shpesh nuk ka alternativa të shëndetshme të formave të transportit, në shumë ndërtesa është vështirë madje t’i gjesh shkallët, ndërsa në shtëpi kompjuterët dhe televizioni e promovojnë uljen. Ndryshimi i madh do të ndodhte sikur të ecnim në punë, sikur ta ngisnim biçikletën ose thjesht t’i përdornim shkallët në vend të ashensorit. Hulumtimi ynë tregon se si të gjithë do ta kishim më mirë në qoftë se gjatë ditës do të lëviznim të paktën pak", përfundon Anderson.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve