LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të bëjë vaji i ullirit

Çfarë mund të bëjë vaji i ullirit

Shumë studime kanë treguar për përfitimet e tij shëndetësore. Vaji i ullirit është i mbushur me ushqyes, vitamina dhe veti shëruese si rezultat i të cilave ndikon në mënyrë antibakteriale, antinflamatore, antifungale dhe antivirale.

Nga sëmundjet kardiovaskulare në botë vdesin çdo vit më shumë se 17 milionë njerëz, gjë që i bën ato vrasësin botëror numër një.

Fatmirësisht, në kuzhinat tona ka arritur vaji i ullirit – ari i lëngshëm i dietës mesdhetare. Në fakt, shumë studime kanë treguar për përfitimet e tij shëndetësore.

Vaji i ullirit është i mbushur me ushqyes, vitamina dhe veti shëruese si rezultat i të cilave ndikon në mënyrë antibakteriale, antiinflamatore, antifungale dhe antivirale. Ekspertët përmes shumë studimeve kanë dëshmuar se konsumi i moderuar i vajit të ullirit mund të mbrojë kundër disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.


Prova e fundit për përfitimet nga ky vaj vjen nga Qendra për Hulumtime Kardiovaskulare e Universitetit të Illinoisit, sipas së cilës dieta e pasur me vaj të ullirit mund ta përmirësojë në mënyrë drastike shëndetin e zemrës, dhe madje edhe pas paraqitjes së sëmundjeve të zemrës.

Specialistët amerikanë kanë konstatuar se zemrat e sëmura të minjve laboratorikë më lehtë mund ta përdorin yndyrën me oleate (një përbërës në vajin e ullirit). Ata e analizuan mënyrën sipas së cilës zemrat e shëndetshme dhe të sëmura reagojnë ndaj furnizimit me oleate ose yndyra të tjera nga produktet e qumështit, yndyrat shtazore dhe vaji i palmës. Kur iu dhanë minjve oleate, "u përmirësua në çast mënyra sipas të cilës zemrat u tkurrën dhe pompuan gjak, ndërsa metabolizmi i yndyrës brenda qelizave të zemrës u normalizua".

Kur atyre iu dhanë lloje të tjera të yndyrave, metabolizmi i yndyrave doli jashtë ekuilibrit, ndërsa qelizat nuk vinin lehtë deri tek energjia.

Arresti kardiak është një sëmundje kronike e cila shfaqet kur zemra është e dëmtuar: ose menjëherë pas një sulmi në zemër ose gradualisht gjatë viteve për shkak të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit afatgjatë, alkoolit apo konsumit të drogave. Kështu, zemra e dëmtuar bëhet e rritur (hipertrofike) për shkak të presionit të ngritur. Ndërsa muret e zemrës trashen, vëllimi i gjakut të pompuar zvogëlohet dhe nuk mund t’ia ofrojë në mënyrë adekuate ushqyesit trupit. Po ashtu, ajo nuk mund të procesojë apo ruajë yndyrat të cilat i përdor si energji.

Kritikët e studimit theksojnë se është shumë herët që të arrijnë në përfundimin se rezultatet e njëjta mund të priten edhe në njerëz. Ndërkohë, ata na këshillojnë që t’i ndjekim rregullat e një diete të ekuilibruar – t’i zëvendësojmë yndyrat e ngopura me ato të pangopura, ta reduktojmë konsumin e kripës dhe ta rrisim konsumin e perimeve dhe frutave.

Çfarë tjetër mund të bëjë vaji i ullirit?
Vaji i ullirit e lehtëson dhimbjen në muskuj. Atë mund ta ngrohni dhe lehtë të bëni masazh në zonën e dhimbjeve. Vepron në hemorroide, inflamacion të mushkërive, sëmundje të lëkurës, zbokth, ekzemë, psoriazë dhe infeksione fungale. Përveç kësaj, vaji i ullirit e rrit edhe dëshirën seksuale.

Ai është i shkëlqyeshëm për ten, sepse nga ai e tërheq një shkëlqim të shëndetshëm. Kur përzihet me kripë, përzierja mund të përdoret si një ilaç për sëmundjet e mishrave dhe dhëmbëve. Vaji siguron mbrojtje nga helmet, ndihmon në aktivizimin e tretjes dhe i bën flokët të shndritshëm dhe të bukur. Vaji i ullirit është një agjent i shkëlqyer për antiplakje i cili siguron jetëgjatësi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori