LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e qytetit më të prirë për alergjitë në ushqim

Fëmijët e qytetit më të prirë për alergjitë në ushqim

Të vegjlit që jetojnë në zonat urbane me popullsi të dendur shumë më shpesh zhvillojnë alergjitë në ndonjë lloj të ushqimit, ndërsa besohet që arsyeja është ekspozimi afatgjatë në ndotës.

Të vegjlit që rriten në mjedise urbane janë dyfish më të prirë ndaj alergjive në ushqim si qumështi ose frutat e detit se sa bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në fshat, ka zbuluar studimi amerikan.

Shkaktarët e alergjive me siguri janë ndotësit, në të cilët janë të ekspozuar që në moshë të hershme.

Gati 10 për qind e të lindurve në zona shumë të populluara janë alergjikë në ndonjë lloj të ushqimit, në krahasim me gjashtë për qind të fëmijëve që jetojnë në zona me dendësi të vogël të popullsisë.


Trend i ngjashëm vërehet edhe tek astma. Por, ende nuk e dinë se çfarë nga mjedisi nxit reagimet e tilla në organizëm, transmeton Koha.net. Në studim janë testuar 38.465 fëmijë më të rinj se 18 vjet, ndërsa gati 40 për qind e tyre tashmë kishin përjetuar reaksion të rëndë alergjik për ç’arsye u ishte rrezikuar edhe jeta.

Alergjia krijohet kur trupi detekton gabimisht proteinat nga ushqimi si kërcënim për trupin, por të cilat në thelb janë të parrezikshme. Fëmijët më së shpeshti janë alergjikë në qumësht, ve, kikirikë, fruta arrore, peshk dhe guaska.

Të rriturit megjithatë më së shpeshti zhvillojnë alergjitë në pemë si molla, dardha, kajsi ose kivi, perime (patate, karota, selino), guaska, fruta arrore, kikirikë dhe peshk. Në 20 vitet e fundit numri i të sëmurëve nga alergjitë është rritur në mënyrë drastike.

Ky zbulim ka bërë që shkencëtarët shkaqet e alergjive t’i kërkojnë në mjedis. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori