LAJMI I FUNDIT:

Dyzet për qind e inteligjencës është trashëguese

Dyzet për qind e inteligjencës është trashëguese

Në inteligjencën e përgjithshme të fëmijëve ndikon rritja, arsimi dhe faktorët e tjerë të ndryshëm, por më së shumti variacionet e trashëgueshme gjenetike nga prindërit e tyre, ka treguar studimi i madh.

Faktorët gjenetikë dukshëm përcaktojnë inteligjencën e fëmijës, veçanërisht gjenin FNBP1L4,i cili bart kodet e prindërve, ka treguar hulumtimi i Universiteti të Queensland.

Në të shkencëtarët kanë analizuar mostrat e ADN-së të më shumë se 18.000 fëmijëve nga Australia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA-ja në moshën prej gjashtë deri 18 vjet, dhe pastaj kanë krahasuar mostrat me rezultatet e testeve të tyre të inteligjencës (IQ).

Kanë zbuluar që variacionet individuale në kodin gjenetik të fëmijës ndikojnë në rezultatet e tyre në teste, prandaj gjenet tona përcaktojnë rreth 40 për qind të inteligjencës së përgjithshme, shkruan Daily Mail.


“Këto njohuri na vijnë si rezultat i studimit më të madh në temën e inteligjencës së fëmijëve dhe janë dëshmi shtesë që gjenet janë të rëndësishme, madje edhe më të rëndësishme se edukimi për formimin e inteligjencës së fëmijës,” – ka thënë udhëheqësi i studimit, profesor Beben Benyamin.

Shkencëtarët besojnë që ky zbulim mund të ketë ndikim të madh në të kuptuarit më të mirë të vështirësive mentale tek fëmijët.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori