LAJMI I FUNDIT:

Çka i bën meshkujt të lumtur

Çka i bën meshkujt të lumtur

Ata lumturinë e kërkojnë në kompjuter derisa femrat kënaqen duke u shoqëruar me familjen. “Indeksi i lumturisë” është analizuar në mostrën prej 8.500 australianëve në mes 18 dhe 64 vjeç.

Pushimi dhe relaksimi në veçanti janë aktivitete të preferuara për krijimin e disponimit të mirë derisa ushtrimet në vendin e fundit. “Për australianët lumturia është term relativ, gjërat e vogla të përditshme për ta janë shumë më të rëndësishme për lumturinë se sa arritjet afatgjate prandaj për ta javë e lumtur është ajo që është e mbushur me ndodhi interesante dhe takime me miq”, ka thënë Karen Phillips nga kompania hulumtuese, e cila ka bërë anketën. “

Anketa fillimisht është paramenduar si “info” e përgjithshme për atë se si të bëhet afrimi me klientët potencialë nga ana e kompanisë.

Interesante është që rezultati ka paraqitur dallim të madh në mes rezultateve të dhëna nga pjesa mashkullore dhe ajo femërore. Që gjinitë janë të ndryshme e kemi ditur edhe më herët, por disa fakte të përgjithshme janë dëshmuar të rrejshme, transmeton Koha.net. Meshkujt dhe femrat janë pajtuar 63 për qind se si relaksimi është mënyra më e preferuar për ta gëzuar veten. Por të gjitha ngjashmëritë përfundojnë këtu, më shumë se gjysma e meshkujve të anketuar kanë deklaruar që të lumtur i bën interneti, duke luajtur lojëra ose duke përdorur aplikacione sociale si Facebook, derisa të tilla janë vetëm 39 për qind e femrave.


Femrat më me qejf ulen në darkë familjare dhe shoqërohen me gjyshet dhe xhaxhallarët dhe më shumë se meshkujt, mund t’i gëzojë edhe kafsha e tyre shtëpiake. Derisa 55 për qind e femrave i gëzon shoqërimi i tillë, kjo ndodh me vetëm 45 për qind të meshkujve.

Më shumë femra se sa meshkuj, 48 për qind kundrejt 40 për qind, lumturinë do ta gjejnë në intimitet me personin tjetër, mund të jetë edhe kolegu nga puna me të cilën do të dehen, përfundimi i tillë i gëzon 38 për qind të meshkujve dhe 28 për qind të të punësuarve femra.

Femrat pëlqejnë të lexojnë libër të mirë, të hanë diçka të shijshme, por edhe të gëzojnë dikë duke u blerë dhuratë. Studimi megjithatë ka treguar se si disa pohime janë stereotipe, mendimi i përhapur se si femrat shijojnë blerjen është ose i pavërtetë ose nuk vlen në Australi. Vetëm 30 për qind e femrave në anketë kanë deklaruar se si i gëzohen shkuarjes në shoping në kërkim të gjërave të reja.

Ndoshta e dhëna më interesante e anketës është ideja e gabuar për çiftet seksuale. Për çiftet të cilët kanë fëmijë dhe familje, seksi dhe romantika janë më të tërheqëse se për beqarët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori