Përveç dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, mbajtja e higjienës së zgavrës së gojës mundet edhe të parandalojë shumë sëmundje.
Ka arsye të ndryshme për kujdesin e përditshëm për zgavrën e gojës, nga mbajtja e peshës së shëndetshme trupore e deri te reduktimi i rrezikut nga krijimi i disfunksionit erektil.
Ju sjellim një varg të gjendjeve të cilat do t’i parandaloni me larjen e rregullt të dhëmbëve.
Sëmundjet e zemrës. – Personat e rritur të cilët çdo ditë e mbajnë higjienën e zgavrës së gojës kanë rrezik dukshëm më të vogël nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër, kanë zbuluar shkencëtarët amerikan.
Sulmi në tru. – Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen në mes shkuarjes së rregullt te stomatologu për pastrim profesional të dhëmbëve dhe rrezikut të reduktuar për të pasur sulm në tru.
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve. – Me siguri tashmë e keni ditur që mbajtja e rregullt e higjienës së zgavrës së gojës redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Ekspertët rekomandojnë që dhëmbët t’i lani me furçë të paktën 2 herë në ditë për të parandaluar krijimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Inflamacioni i mushkërive. – Shkencëtarët kanë përcaktuar që infeksionet dhe sëmundjet e zgavrës së gojës mund të rrisin rrezikun nga krijimi i sëmundjeve respiratore, duke përfshirë inflamacionin e mushkërive dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive. Inflamacioni i mushkërive dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive krijohen kur bakteret arrijnë në traktin e poshtëm respirator nga pjesa e sipërme e fytit. Nëse rregullisht mbahet higjiena e zgavrës së gojës, do të reduktoni rrezikun nga përhapja e baktereve nga goja në traktin respirator.
Dobësimi. – Pastrimi i rregullt i dhëmbëve i dërgon sinjale trurit që keni përfunduar me ushqim. Lani dhëmbët me furçë pas çdo ushqimi dhe do të reduktoni probabilitetin e ngrënies së tepërt, dhe atë çdo herë. Po ashtu, ka më pak probabilitet që do të doni të hani pas larjes së dhëmbëve sepse ushqimi ka shije të ndryshme, jo aq të mirë.
Disfunksioni erektil. – Higjiena e zgavrës së gojës mund ta reduktojë rrezikun nga krijimi i disfunskionit erektil. Shkencëtarët kanë konstatuar që sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë më të shpeshta te meshkujt që kanë probleme me ereksion, në krahasim me meshkujt që nuk vuajnë nga disfunskioni erektil.
Sëmundja e Alzheimerit. – Shkencëtarët kanë konstatuar që sëmundjet e mishit të dhëmbëve rrisin rrezikun nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit. Me hulumtime është treguar që personat të cilat kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe ata të cilëve u kanë rënë shumë dhëmbë kanë rrezik më të mëdha nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve