LAJMI I FUNDIT:

Këto gjashtë ushtrime janë armiku i kalorive të tepërta!

Këto gjashtë ushtrime janë armiku i kalorive të tepërta!

E vetmja stërvitje që ju siguron rënie të shpejtë në peshë. Mësoni më shumë, mbi gjashtë ushtrimet ‘armike’ të yndyrave të tepërta në trupin tonë.

Vrapi
Është mënyra kryesore, baza e të gjitha ushtrimeve për të humbur shpejt kilet e tepërta, dhe për ta sjellë trupin në formën më të mirë të mundshme. Përmes vrapit mund të digjni rreth 50 kalori për çdo kilometër, në varësi të shpejtësisë. Vraponi larg, shpejt, në ajër të pastër, dhe herët a vonë do të shihni ndryshime të mëdha.

Kërcimi me litar
I thjeshtë, aspak i kushtueshëm dhe mund ta bëni edhe në shtëpi. (Vetëm kujdes nëse keni komshinj poshtë!) Sidoqoftë, është një prej ushtrimeve bazike kur bëhet fjalë për të djegur kalori. Nëse ju duket e lodhshme, provoni ta filloni si një lojë, me 5 apo 6 minuta në ditë, më pas gradualisht, kaloni në 10 minuta, 15, 20… Dhe do të kërkoni të arrini akoma më shumë. Më tepër, kur të mësoni se me këtë ushtrim digjni 100 kalori në 10 minuta.

Ushtrimet me tërheqje
Mund të jenë të përsëritura, por ushtrimet me tërheqje japin të njëjtin rezultat si vrapi, duke forcuar krahas kësaj muskujt e barkut, këmbëve, në varësi të pozicionit në të cilin tërhiqni krahët drejt jush. Edhe në këtë rast, pesha e tërhequr luan një rol të madh në kaloritë që digjni dhe rezistencën që përdorni.


Noti
Nëse ju mërzit vrapi apo ushtrimet në palestër, do të thotë se jeni më shumë tip noti. Stërvitja në ujë mund të djegë deri në 600 kalori për orë (!) dhe është një skulptor i vërtetë i muskujve të trupit.

Ngritja e peshave
Kjo stërvitje është një bekim për muskujt e krahëve, por jo vetëm. Ju ndihmon edhe për muskujt e barkut dhe duke vendosur pesha në supe, mund të keni kofshë të tonifikuara për mrekulli. Duke vendosur pesha tek kyçet e këmbëve, krijoni të pasme të rrumbullakëta e të ngritura! Duke ndërthurur lëvizjet përsëritëse me peshën e girave, digjni shumë kalori teksa muskujt tuaj bëhen ekspertë të rezistencës!

Stërvitja me gur (Keattlebell)
Është një ndër ushtrimet më të parapëlqyera të instruktorëve të VIP-ave, dhe jo më kot! Duke bërë lëvizje periodike me gur, me pushime të vogla dhe një lëvizje të kontrolluar, njëkohësisht digjni kalori por edhe krijoni muskuj, shkruan Shqip. Variacionet e ushtrimit me gur mund të djegin deri në 400 kalori për 20 minuta! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori