LAJMI I FUNDIT:

Lemza që nuk ndaloi për pesë ditë, i zbuloi tumorin në qafë

Lemza që nuk ndaloi për pesë ditë, i zbuloi tumorin në qafë

Një burrë nga New Yorku, që pati lemzë për pesë ditë me radhë, është diagnostikuar me tumor në qafë.

Burri 35-vjeçar ka pasur lemze aq të shpeshtë, sa që e ka vizituar dy herë spitalin, por është liruar pas një kontrolli, vetëm me një përshkrim vitaminash.

Meqenëse lemza nuk i pushonte, atij i është bërë një fotografim i qafës, me çka është zbuluar se ai ka një tumor të madh në qafë.

I quajtur haemangioblastoma, ky tumor benin, i ka bërë presion rrënjëve nervore dhe shpinës – që ka mundur ta paralizojë.


Në zhurnalin BMJ Case Reports, thuhet se rritja e tumorit i ka shkaktuar lemzat, duke i dhënë shumë kokëçarje pacientit.

Mirëpo, ky fat në fatkeqësi, ka bërë që ai t’i nënshtrohet operacionit para se të paralizohet, përndryshe intervenimi do të ishte i kotë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori