Zëvendësoni pijet e ëmbla dhe të gazuara me ujë për të parandaluar krijimin e sindromës metabolike.
Sindroma metabolike është përmbledhje e çrregullimeve metabolike siç është niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i rritur i gjakut ose grumbullimi i indit yndyror në zonën e barkut.
Çrregullimet metabolike rrisin rrezikun nga krijimi i diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, ndërsa ekipi i ekspertëve amerikanë nga Universiteti i Harvardit thekson se si me konsumimin e sasisë së nevojshme të ujit në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktohet krijimi i të gjitha çrregullimeve metabolike.
Rezultatet e hulumtimit vijnë nga përcjellja e rreth 83.000 femrave në periudhën prej 12 vjetësh, transmeton Koha.net. Gjatë kohëzgjatjes së hulumtimit, madje 2.700 femra kanë zhvilluar diabet.
Udhëheqësi i hulumtimit, dr. Frank Hu ka deklaruar se si “pijet e ëmbëltuara paraqesin rrezik të madh për krijimin e diabetit”.
Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i ujit nuk do të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit nëse me të konsumohen edhe pijet e ëmbëltuara. Pijet e ëmbëltuara duhen në sasi gjithnjë më të madhe të zëvendësohen me ujë sepse është dëshmuar që konsumimi i përditshëm i pijeve të ëmbëltuara rrit rrezikun nga krijimi i diabetit për 10 për qind.
Shkencëtarët theksojnë se për disa kjo përqindje mund të duket e parëndësishme. Megjithatë, nëse e merrni parasysh mënyrën e ushqyerjes, e cila më së shpeshti nuk është e rregullt, si edhe shkallën e aktiviteteve trupore, e cila kryesisht nuk është e mjaftueshme, rreziku 10 për qind më i madh nga krijimi i diabetit mund të luajë rol kyç.
Dr. Hu ka shtuar se si “sheqeri duhet të konsumohet në sasi të kufizuara, ndërsa shkëlqyeshëm do të ishte po ta kishit pirë një kafe ose çaj të pa ëmbëltuar”.
Nëse në vend të gotës me lëng pini një filxhan me kafe ose çaj të pa ëmbëltuar, rreziku nga krijimi i diabetit do të reduktohet për 12 deri 17 për qind.
Nuk është e domosdoshme që në tërësi të shmanget sheqeri, por që konsumimi të ulet në minimum. Uji është definitivisht pija më e shëndetshme e cila e hidraton trupin në tërësi. Nëse nuk ju pëlqen shija e ujit, shtoni një copë limon ose limetë sepse në këtë mënyrë do të përfitoni pije të shëndetshme, natyrale dhe të pa ëmbëltuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve