LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i dhëmbëve ruan shëndetin e zemrës dhe bakteret i mban larg

Pastrimi i dhëmbëve ruan shëndetin e zemrës dhe bakteret i mban larg

Pastrimi i dhëmbëve zvogëlon inflamacionet, të cilat i shkaktojnë bakteret që janë përgjegjëse për shkaktimin e sëmundjeve të zemrës, por edhe për rrezikun nga sulmi në tru. Rekomandohet një herë në vit.

Pastrimi stomatologjik i dhëmbëve ul rrezikun për 24 për qind nga infarkti dhe 13 për qind nga sulmi në tru, zbulon studimi i spitalit Taipei në Tajvan i kryer në 100.000 njerëz.

Higjiena e keqe e dhëmbëve rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, transmeton Koha.net. Pastrimi profesional i dhëmbëve redukton inflamacionet e shkaktuara nga bakteret përgjegjëse për sëmundjet e zemrës, vërteton hulumtimi, ndërsa më së miri është t’i nënshtroheni një herë në vit.

“Mbrojtja nga sulmi në zemër dhe tru është më e madhe tek njerëzit të cilët të paktën një herë në vit kanë pastruar dhëmbët profesionalisht”, thekson për Reuters, kardiologu dr. Yin da Chen. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori