LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë rritur vesh në shpinën e minjve

Shkencëtarët kanë rritur vesh në shpinën e minjve

Hulumtuesit nga Japonia, kanë publikuar fotografitë, ku shihen minj që kanë në shpinë, nga një vesh njeriu.

Studiues nga Universiteti i Tokios dhe i Kyotos, i kanë kthyer qelizat e njerëzve në qeliza kërcore dhe i kanë vendosur në tube të vegjël, në formë të veshit të njeriut, e më pas i kanë vënë në shpinën e minjve.

Këta veshë, ata pretendojnë se do të jenë në dispozicion, që të përdoren nga pacientët në pesë vitet e ardhshme.

Kjo teknikë, mund të shfrytëzohet për të ndihmuar njerëzit, që kanë deformitete në fytyrë, transmeton Telegrafi.


Brenda dy muajsh, mbështjellësi i plastikës është zhdukur – duke lënë pjesën e gjallë me formë veshi, në shpinën e brejtësit.

Ky zbulim depërtues, ofron shpresë tek pacientët, të cilët mund të rrisin pjesët e tyre të veshit, nga një sasi e vogël qelizash. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori