LAJMI I FUNDIT:

Defektet që femrat i fshehin, por që meshkujt i adhurojnë

Defektet që femrat i fshehin, por që meshkujt i adhurojnë

Mos u mundoni më të eliminoni apo të përmirësoni defektet tuaja fizike ose psikologjike, por shihini ato me sytë e meshkujve. Po, sepse këta të fundit, disa prej tyre i adhurojnë, edhe pse ju i urreni.

Jetojmë në kërkim të vazhdueshëm të perfeksionit fizik, më shumë për kënaqësi të të tjerëve, sepse në fund të fundit, në pjesën më të madhe të rasteve ndihemi të bukura edhe me ndonjë defekt të vogël. Por, a keni menduar ndonjëherë t’i shihni “defektet” nga një perspektivë e re, nga ajo mashkullore për shembull?

Sajti italian ‘Chedonna.it’ dhuron një pamje të privilegjuar të bukurisë femërore. Duke e parë veten përmes syve të meshkujve, do t’ju transformojë si me magji përjetimin e problemeve në pika të forta, zbuloni përse!

Të babëzitura në pikën e duhur
Një gjë që një mashkull pëlqen shumë është që të ulet në tavolinë në shoqëri të mirë, të qeshë, të hajë, të pijë dhe të tregojë histori absurde. Nëse ju do të jeni në lartësinë e këtyre mbrëmjeve, ku dieta është vetëm për të depresionuarit, do të “godisni në shenjë”!


Të padisponueshme në mënyrë të ëmbël
Femra, e cila e shpreh pëlqimin që në fillim, ngjall kënaqësi dhe pak mendime, por me kalimin e kohës kjo gjë bëhet monotone deri në lodhje.

Ndaj bëhuni të çuditshme në mënyrë të butë, hidhini “piper” dhe adrenalinë marrëdhënies suaj dhe do të shihni që ai do të marroset pas jush me një pasiguri të pakuptueshme që ju i transmetoni.

Topçe të bukura
Meshkujt i pëlqejnë femrat si topçe! Kur në mendje t’ju shkrepë të mbani dietë për të humbur ato kilet që ju bëjnë thellësisht grua, mos e mundoni veten, por këtë mendim të keq hiqeni menjëherë nga koka juaj!

Duhet të dini se, pjesa më e madhe e meshkujve i dashurojnë format e plota dhe butësinë fizike te femra që kanë përkrah.

Posesive në mënyrë të profesionalizuar
A jeni të sigurta që telefonatat tuaja në mes të natës, mesazhet për të ditur nëse ai ka shkuar në shtëpi, kërkesat e çuditshme mbi kodet private etj., urrehen nga partneri juaj? Një xhelozi delikate do ta bëjë atë të shkojë në qiellin e shtatë! Fundja kush është ai person që nuk do të jetë i dëshiruar! Mjafton të mos e ekzagjeroni!

Të frikësuara në mënyrë tërheqëse
Mashkulli adhuron t’i dalë për zot femrës së tij, ta bëjë të ndihet e mbrojtur nga gjithçka dhe të gjithë.

Mos u tregoni domosdoshmërish superfemër, pa ndjenja frike dhe e fortë, sepse thjesht do të përfundoni duke e trembur atë, shkruan Shqip. Të gjithë kalojmë momente dobësie, frike, ankthi: ndajini ato me partnerin tuaj dhe do të shihni se ai do të bëhet truproja juaj i besuar!

Seksi me syze optike
Mbase ju duket e çuditshme, por femrat që kanë syze optike janë shumë të pëlqyeshme nga meshkujt, u duken shumë seksi dhe shpeshherë ato janë pjesë e fantazive të tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori