LAJMI I FUNDIT:

Çiftet pa fëmijë vdesin më herët

Çiftet pa fëmijë vdesin më herët

Hulumtimi më i ri shkencëtarëve nga Danimarka tregon që çiftet pa fëmijë kërcënohen me vdekje të parakohshme, por që edhe adoptimi i fëmijës mund ta ulë në minimum rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Udhëheqësi i hulumtimit, prof. Esben Agerbo, me ekipin e vet profesional ka shqyrtuar rezultatet e shkallës së natalitetit dhe mortalitetit, numrin e fëmijëve të adoptuar si edhe numrin e trajtimeve të fekondimit in vitro në Danimarkë për 14 vjet rresht.

Gjatë 11 vjetëve, 21.276 çifte kanë kaluar nëpër fekondimin in vitro, 15.210 kanë lindur fëmijë, derisa 1.564 çifte kanë adoptuar fëmijë.

Në Danimarkë një numër i madh çifteve që dëshirojnë të adoptojnë fëmijë së pari u nënshtrohen trajtimeve të fekondimit in vitro.


Rezultatet kanë treguar që adoptimet janë më të shpeshta te çiftet të cilët janë financiarisht stabilë, dhe ata pastaj jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të vogël për të pasur çrregullime mentale, transmeton Koha.net.

Edhe pse hulumtimi kritikohet, sepse nuk është mjaftueshëm reprezentativ, ekspertët theksojnë që është më shumë se evidente që fëmijët kanë efekt pozitiv në shëndetin e prindërve.

Çrregullimet mentale kanë qenë dukshëm më të shpeshta te personat dhe çiftet që nuk kanë fëmijë, ata po ashtu kanë pasur rrezik më të lartë nga krijimi i sëmundjeve të sistemit kardiovaskular dhe kanceri, për ç’arsye mund të vijë deri te vdekja e parakohshme. Rezultate kanë treguar që çiftet të cilat adaptojnë fëmijë kanë rrezik nga vdekja e parakohshme për madje 50 për qind më pak.

Shkencëtarët theksojnë që arsye mund të jenë sjellja e papërgjegjshme, konsumimi i drogës, konsumimi i tepruar i alkoolit, pirja e duhanit dhe depresioni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori