LAJMI I FUNDIT:

Mendoni mirë para se të fryni buzët

Mendoni mirë para se të fryni buzët

Amelia Greville e cila ka punuar në një mision në Tajlandë, me shumë para të mbledhura, ka vendosur t’i bëj vetes një dhuratë.

Me trendin e buzëve të fryra dhe të formësuara, ajo ka kërkuar nga një mjek me renome, të cilit nuk ia zbulon identitetin, që t’i bëjë fryrjen e buzëve.

Ditët e para, 24-vjeçarja i ka pasur buzët e ënjtura jashtë mase, sepse aq kohë i nevojitet shtesës që të adoptohet në buzë.

Por më pas, Greville ka mbetur me njërën pjesë të fryrë, ndërsa me pjesën tjetër të buzës të lëshuar, transmeton Telegrafi.


Për këtë arsye, ajo e ka paditur mjekun, ndërsa ka plasuar fotografitë në rrjete sociale, për të ngritur vetëdijen, rreth intervenimit në buzë.

“Angazhova mjekun më të shtrenjtë dhe iu nënshtrova procedurës më të kushtueshme, vetëm që të kem sukses. Megjithatë, mbeta më e shëmtuar se që isha” ka thënë ajo, duke kërkuar që të mos provohet ky intervenim.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori