LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka krizë në moshën e mesme

Nuk ka krizë në moshën e mesme

Një studim i ri ka gjetur se nuk ka krizë në moshën e mesme, që ekziston si fenomen që një kohë të gjatë, për personat mes moshës 35 deri 50 vjeçare. Sipas këtij studimi, njerëzit janë më të lumtur në të 40-at se në moshën 18-vjeçare.

Gjatë vjetëve të fundit është thënë se lumturia gjatë jetës ka formën e shkronjës U, me pikë-rënie në moshën e mesme. Por, tani ekspertët besojnë se lumturia nuk ngec në moshën e mesme, por ajo rritet gradualisht nga adoleshenca në fillim të 20-ave dhe në moshën e mesme.

Sipas hulumtuesve, ky studim është shumë më i besueshëm se të tjerët që kanë ardhur para tij.

Hulumtuesit e Universitetit të Albertas thonë se kanë matur lumturinë e njerëzve gjatë një kohe të gjatë duke parë ndryshimet në lumturi në kohën sa ata plaken.


Skuadra hulumtuese ka përcjellë dy grupe – njërin grup të personave nga mosha 18 – 43 vjeçare me shkollë të lartë dhe tjetrin grup të personave nga mosha 23 – 37 vjeçare me fakultet.

Të dy grupet treguan lumturi më të madhe në të 30-at dhe një rënie të vogël në moshën 43-vjeçare te njerëzit me shkollë të lartë. Duke shikuar edhe ndryshimet në jetën e tyre, marrëdhënieve, punësimit, lumturia ndryshonte te të dy grupet. Hulumtuesit kanë gjetur se lumturia rritej më shpejtë te njerëzit mes moshës 18 dhe të 30-ave.

Sipas studimit, njerëzit janë më të lumtur në vitet kur janë të martuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe më pak të lumtur kur janë të papunë. Andaj, ky studim hedhë poshtë idenë për ekzistimin e krizës në moshën e mesme.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori