Edhe pse nuk është paraqitje e shpeshtë, megjithatë ndodhë që prezervativi të griset gjatë kontaktit
Kur duhet të jeni të shqetësuar?
Nëse vërtetoni që prezervativi është grisur, rreziku nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetuara është i madh, kryesisht nëse keni marrëdhënie seksuale me partnerë të panjohur.
Por edhe nëse e njihni partnerin tuaj dhe nëse i anashkaloni sëmundjet ngjitëse seksuale, çdo herë ekziston frika nga shtatzënia e padëshiruar. Nëse prezervativi griset para se të ejakulojë partneri juaj, kjo nuk do të thotë se jeni të mbrojtur. Edhe para ejakulimit tek meshkujt tajohet lëng i cili përmban spermë.
Prandaj, rreziku nga shtatzënia e padëshiruar ose sëmundjet seksualisht të transmetuara edhe më tej është real.
Si të reagoni pastaj?
Që të mbroheni nga shtatzënia e paplanifikuar, nuk keni zgjedhje të madhe, merrni tableta për kontracepsion të shpejtë ose të ashtuquajturat tableta “për një ditë pas”. Mund ‘ti gjeni në të gjitha farmacitë, kurse më së miri është që ti merrni sa më shpejtë pas aktit seksual.
Që të mbroheni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, menjëherë pastrohuni me ujë të ngrohtë, duke mos përdorur produkte kozmetike. Kuptohet, kjo nuk do të ju mbrojë plotësisht nga sëmundjet, por do ta zvogëlojë rrezikun.
Nëse gjaku, sperma ose lëngu vaginal bie në kontakt me plagë të hapur, dezinfektojeni me alkool ose betadinë. Nëse e dini që partneri juaj vuan nga ndonjë sëmundje, menjëherë vizitoni mjekun specialist. Për të qenë të sigurt se nuk keni marrë asnjë sëmundje, bëni test për virusin HIV dy javë pas aktit seksual të fundit.
Këshilla
Për të mos kaluar në gjithë këtë proces të stresit dhe pritjes, ndiqni këto këshilla:
▪ Mos i përdorni dhëmbët, gërshërët ose ndonjë mjet tjetër të fortë për të hapur paketimin e prezervativit;
▪ Keni kujdes me thonjtë derisa e vendosni prezervativin;
▪ Partneri juaj duhet të përdorë prezervativë me madhësi të saktë.
▪ Nëse prezervativi është i madh është e madhe mundësia që ai të griset; Keni kujdes që partneri juaj të shtypë pjesën e sipërme të prezervativit derisa e vendosë atë. Në këtë mënyrë do të largoni krijimin e vakuumit në prezervativ, i cili mund të shkaktojë pëlcitje të prezervativit. Përdorni lubrikant në bazë të ujit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve