Gjatë këtyre ditëve, pothuajse çdokush e ka tepruar me të ngrënit e shumtë e me të pirit alkool pa masë. Ndaj e rastit është të dini se si mund të lehtësoheni sa më shpejt, duke ndjekur një dietë të ekuilibruar.
Gjatë drekave dhe darkave të festave mund të ndodhë që çdokush ta ekzagjerojë me të ngrënët. Kuzhina e mirë e miqve dhe e të afërmve vlen aq shumë ndonjëherë, saqë dëmi për shëndetin nuk merret parasysh!
E rëndësishme është ta merrni veten ditë më pas, në mënyrë që të ndihmoni punën e mëlçisë dhe të gjithë organizmit. A mund të mbani dietë? Më mirë jo. Për ju është më e leverdishme të shmangni urinë e madhe dhe të ndiqni një ushqyerje të ekuilibruar. Ja se si mund t’ia dilni mbanë.
Para mëngjesit
Sapo të çoheni prej shtratit, përgatisni një gotë me ujë të vakët dhe shtojini lëngun e një gjysme limoni. Sipas studimeve, ky “lëng” ju ndihmon të pastroheni dhe të detoksifikoheni, duke stimuluar lëvizjen intestinale (zorrët). Ndër të tjera, limoni është një ushqim alkalizant, pra kontribuon në reduktimin e nivelit të aciditetit dhe falë acidit askorbik që ai përmban, luan një veprim antiinflamator.
Mëngjes antiuri
Kur hamë shumë…uria na shtohet edhe më shumë! Për të shmangur braktisjen e qëllimeve të mira, ose urinë e kotë, zgjidhni tërshërën, e lehtë dhe e thjeshtë për t’u tretur, por e pasur me elementë ushqyes. Përgatisni një gotë me pak tërshërë dhe pak ujë: lëreni atë në frigorifer për një natë të tërë për ta pasur gati në mëngjes, ndërsa kur ta konsumoni, i shtoni pak mjaltë për një qarkullim më të mirë të gjakut. Tërshëra ka një fuqi të mrekullueshme për të mos ndier uri, madje deri pasdite.
“Detox” i centrifuguar (shtrydhur)
Kivi i pasur me vitaminë C dhe fibra, finoku, xhinxheri, selinoja, mollët, karotat: përdorni fantazinë dhe shtrydhini këta përbërës për të përgatitur një ushqim të pasur me vitamina të dobishme për të pastruar organizmin. Shtojini edhe pak majdanoz: kjo do t’iu ndihmojë të çoni më shumë oksigjen në gjak, ndërsa nga trupi do të eliminoni të gjitha papastërtitë. Frutat e shtrydhura janë të duhurat për mëngjes ose në mesditë, pas ndonjë aktiviteti fizik.
Sallatë e…ngrohtë
Me të ftohtin është më e thjeshtë të keni nevojë për ushqime më të ngrohta. Ndërkohë, në vend të sallatës së zakonshme, zgjidhni fasulet dhe bishtajoret: futini në ujë të nxehtë, më pas përgatisni një salcë të thjeshtë me rigon dhe vaj ulliri, majdanoz dhe qepë të freskët, shkruan Shqip. Ky është një ushqim tjetër diuretik dhe detoksifikues, ose ndryshe pastrues.
Thojini “Jo” kripës
Reduktimi i kripës është një masë tjetër e shëndetshme…dhe jo vetëm në ditët pas festave! Speci djegës, shafrani i Indisë ose qimnoni ndihmojnë duke i dhënë ushqimit shumë shije: mësohuni të zëvendësoni kripën me këto erëza. Edhe barërat aromatikë ju ndihmojnë të krijoni receta të mira në dobi të mirëqenies. Do ta kuptoni se, sa më shumë të reduktoni kripën, aq më shumë do të shijoni shijen natyrale të ushqimeve.
Shfrytëzoni supat
Supat, perimet e ziera dhe të bëra kremoze, do t’ju ndihmojnë të krijoni një meny të lehtë për ditët pas festave. Nëse adhuroni të kënaqeni me perimet e gatuara në formë kremoze, përgatisni disa porcione për t’i konservuar në frigorifer, në mënyrë që kur të mos keni kohë, t’i keni të gatshme. Zakonisht, kjo gjë ndodh kur ktheheni nga puna. Supa është pjata perfekte për mbrëmje, pak kalorike dhe e shijshme, në gjendje të ngrohë organizmin dhe ta pastrojë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve