LAJMI I FUNDIT:

Mendimet për të filluar një vit me buzëqeshje

Mendimet për të filluar një vit me buzëqeshje

Keni nevojë për energji? Ja shtatë frazat për t’i pasur parasysh në mënyrë që të rizbuloni forcën tuaj të brendshme dhe ta filloni vitin me të tjera energji.

Disa ditë vijnë me kaq gëzim e bukuri, ndërsa të tjera duken si të mbushura me probleme të shumta. Megjithatë, suksesi i çdo dite, në pjesën më të madhe, varet nga mënyra se si vendosim të përballojmë ndodhitë.

Pra, si mund t’ia bëni me pengesat e jetës, të vogla ose të mëdha qofshin ato? Sfida është të arrini t’i transformoni ato në një leksion…dhe pastaj të buzëqeshni.

Mund t’ia dilni
Çfarëdo që do t’ju ndodhë, do të mbijetoni dhe do ta bëni më së miri. Pranoni të provoni rrezikun dhe lëreni veten të përfshihet plotësisht. Kushdo që ka “regjistruar” gabime, e ka bërë sepse ka pasur kurajën të “hidhet” në anën tjetër: duhet të jeni krenar për gabimet tuaja dhe jo t’i kujtoni ato me turp.


Mos harroni të… argëtoheni!
Kur e përballoni jetën me entuziazëm, gjithçka bëhet e veçantë. Madje edhe dita më e vështirë kapërcehet më lehtë.

Edhe një vit tjetër për ju
Kushtojani vitin që sapo ka nisur, diçkaje që e keni vërtet për zemër. Mos e mbushni më jetën tuaj me sensin e padobishëm të detyrës, por rigjeni pasionet tuaja dhe kërkoni atë që ju frymëzon më shumë. Kjo do ta rrisë forcën dhe vitalitetin tuaj.

Jeni gjallë dhe perfekt
Një rrudhë më shumë, ndonjë kilogram më tepër, një shenjë e re jo estetike…mos vazhdoni më me rutinën e tmerrshme të të menduarit keq apo për defektet tuaja! “Trupi im është i mrekullueshëm dhe i përsosur”, filloni të mendoni kështu në këtë moment. Nisuni nga kjo dhe shkoni drejt asaj që rrit energjitë tuaja dhe vitalitetin.

Mos mendoni, por veproni
Për të marrë vendimet më të mira, është e rëndësishme të reflektoni mbi zgjedhjet tuaja, megjithatë, kur mendimet bëhen një supozim i pashpresë pa rrugëdalje, rrezikoni të mos kaloni asnjëherë në veprim. Shmangni perfeksionizmin dhe filloni menjëherë atë që dëshironi të realizoni: gabimet janë pjesë e rrugëtimit.

Shijoni kohën
Ditët që po jetoni, nuk kthehen më: kujtojeni më shpesh këtë shprehje të thjeshtë. Një darkë me miqtë, një shfaqje në teatër, shëtitjet e së dielës pasdite, janë disa nga frymëzimet e shumta, të cilat mund t’i falin lumturi çdo dite, shkruan Shqip. Pyeteni shpeshherë veten se çfarë ju bën të lumtur.

Kurrë të plakur për të ëndërruar
Ëndrrat nuk kanë moshë. Të moshuarit, të cilët e kanë ende dritën e entuziazmit në sytë e tyre, janë persona të cilët i kanë vënë vetes gjithmonë objektiva, kanë ndjekur gjithçka me kuriozitet dhe kanë gjetur frymëzimin. Merrni shembull prej tyre dhe ëndrrat konsiderojini një burim. Inspirimet e reja janë në gjendje të rrisin imagjinatën tuaj, fantazinë dhe forcën e brendshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori