LAJMI I FUNDIT:

Tabletat për të zhvilluar trupin, ia “dogjën trupin nga brenda”

Tabletat për të zhvilluar trupin, ia “dogjën trupin nga brenda”

Lewis Brown që ishte në përpjekje të zhvilloi trupin e tij, ka marrë një mbidozë me tabletë, të cilat e sollën në prag të vdekjes.

Burri 25-vjeçar nga Sufolk i Britanisë së Madhe, ka përdorur tableta për heqjen e dhjamit dhe shtimit të muskujve, të cilat filluan të kenë efekte anësore.

Madje, ai ka marrë edhe asteroide, në mënyrë që të ketë trupin e dëshiruar, sepse është bërë i varur nga ushtrimet fizike.

Por, djegësit e dhjamit, kanë bërë që atij t’i ngrihet temperatura deri në 42 gradë, duke bërë që ai të “digjet” nga brenda.


Tabletat që i ka marrë Brown, i kanë dhënë efekte helmuese, duke i shkaktuar shumë çrregullime fizike dhe plagë në trup.

Spitali ku ishte shtrirë ai në koma, i kanë kërkuar familjarëve, të vinë që të përshëndeten.

Për fat të mirë, Brown që është baba, ka arritur të tejkalojë këtë me ndihmën e mjekëve dhe të kthehet sërish në jetë, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori