LAJMI I FUNDIT:

Ilaçet për stres dhe pagjumësi ndërlidhen me Alzheimerin

Ilaçet për stres dhe pagjumësi ndërlidhen me Alzheimerin

Një studim i ri i lidh benzodiazepanët, një klasë e njohur e barnave të përdorura për ta trajtuar stresin apo anksiozitetin dhe pagjumësinë, me një rritje të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer.

Studimi – i publikuar ditë më parë në revistën online “The BJM” – ka zbuluar se korrelacioni është veçanërisht i fortë në mesin e përdoruesve afatgjatë.

Gjatë studimit të madh dhe afatgjatë, një ekip i studiuesve francezë dhe kanadezë – nga Universiteti Bordo dhe Universiteti i Montrealit – i përcollën incidencat e Alzheimerit në mesin e më shumë se 1796 pacientëve në Quebec. Këta pacientë më pas u krahasuan me 7184 kanadezë të shëndetshëm që përputhen sipas moshës, gjinisë, dhe kohëzgjatjes së përcjelljes.

Ata zbuluan se përdorimi i benzodiazepinëve, një klasë e gjerë e cila përfshin Xanax dhe Valium, për tre muaj apo më gjatë, lidhej fuqimisht me një rritje të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Periudhat më të gjata të përdorimit të ilaçit dhe përdorimi i benzodiazepinëve me veprim të gjatë në vend të përdorimit të ilaçeve me veprim të shkurtër, që të dyja e rritën mundësinë e sëmundjes Alzheimer.


Më shumë se 36 milionë njerëz në mbarë botën aktualisht përballen me efektet e sëmundjes Alzheimer. Ky numër pritet të trefishohet deri në vitin 2050.

Në artikullin e tyre, studiuesit shkruan se edhe pse lidhja nuk e tregon lidhjen shkakore, fakti se përdorimi afatgjatë i ilaçeve e rriti rrezikun e dementisë e "përforcon dyshimin për një lidhje të mundshme dhe të drejtpërdrejtë, edhe në qoftë se përdorimi i benzodiazepinëve mund të jetë gjithashtu një marker i hershëm i një gjendje të shoqëruar me një rrezik të rritur të dementisë."

Benzodiazepinët janë "mjete jashtëzakonisht të vlefshme për menaxhimin e çrregullimeve të anktheve dhe pagjumësisë kalimtare" shkruajnë shkencëtarët, por rekomanduan që trajtimet "duhet të jenë me kohëzgjatje të shkurtër dhe jo t’i kalojnë tre muaj."

Në vitin 2012, Shoqata Amerikane e Geriatrikëve i shtuan benzodiazepinët në listën e barnave që i konsiderojnë të papërshtatshme për të moshuarit, duke e përmendur lidhjen e tyre me efekte anësore të padëshiruara kognitive. Por pacientëve shumë të moshuar vazhdohet t’u jepen ato.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori