LAJMI I FUNDIT:

Sheqeri në pijet e gazuar dhe ushqimet pa vlerë, nxitë kancerin e gjoksit

Sheqeri në pijet e gazuar dhe ushqimet pa vlerë, nxitë kancerin e gjoksit

Hulumtuesit kanë zbuluar se sheqeri në pijet energjike, ushqimet pa vlerë, siç është keçapi, paketimet me drithëra dhe në biskota, mund të shkaktojnë kancerin në gjoks.

Akademikët e shkencave në Shtete të Bashkuara, i kanë ushqyer minjtë laboratorik me dietë të zakonshme perëndimore, e cila përmban shumë sheqer.

Pas një kohë, është gjetur se minjtë vuajnë nga kanceri në gjoks, e për më keq, kjo po ju shpërndahet në organe tjera, kryesisht në mushkëri.

Minjve i është dhënë në hanë sakarozë, që është element përbërës i sheqerit për ushqim, që i shtohet pijeve të gazuara dhe lëngjeve të pemëve, po ashtu edhe ushqimeve të përpunuara nga mishi, pastat, keçapi, si dhe disa grisinive dhe çokollatës.


Në raportin e hulumtimit, thuhet se para se të ju jepet kjo dietë, asnjë nga minjtë, nuk ka pasur shenja kanceri, por se kjo iu është paraqitur më pas.

Përdorimi i përditshëm, i dozave të mëdha të sheqerit, është konsideruar i rrezikshëm edhe më parë, por tani kjo po konsiderohet si një gjë që duhet të parandalohet shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori