LAJMI I FUNDIT:

Gota e madhe, bën që të pini më shumë verë

Gota e madhe, bën që të pini më shumë verë

Është vërtetuar edhe në mënyrë shkencore, se gotat e mëdha, bëjnë që të pini më shumë verë.

Kur stafi i restorantit e kanë shitur sasinë e njëjtë të verës, por në gota të mëdha, kanë vërejtur rritje të përfitimeve për nëntë për qind.

Sipas studimit, pirja e verës në gota të mëdha, e bën konsumatorin të kërkojë sërish, meqë mendon se nuk ka pirë sa duhet.

Në anën tjetër, mbushja e gotës plot, e plotëson në njëfarë forme edhe kërkesën e tij, për të pirë verë.


Në një eksperiment dyjavor, në një restorant në Cambridge, klientëve i është shërbyer sasi e njëjtë e verës, në gota të madhësive të ndryshme.

Sasinë e zakonshme prej 175 mililitrash, klientët e kanë pirë në gota të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Kërkesa për verë, është rritur shumë më shumë, në kohën kur në lokal është shërbyer me gota të mëdha.

Në dyjavëshin, kur vera është shërbyer në gota të mesme, kërkesa për të ka qenë e kënaqshme.

Derisa në kohën kur është shërbyer në gota të vogla, kërkesa për verë nuk ka qenë e lartë, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori