LAJMI I FUNDIT:

Kafshimi i peshkaqenit i la shumë plagë në dorë

Kafshimi i peshkaqenit i la shumë plagë në dorë

Cristina Ojeda-Thies po notonte 100 metra larg bregut të detit, kur u sulmua nga një peshkaqen.

Ngjarja që ka ndodhur në Aguimes në Grand Kanaria, e ka lënë atë me shumë plagë në dorë.

Vajza nga Madridi i Spanjës, që ishte me pushime së bashku me familjar, ka përjetuar tmerrin, kur një peshkaqen relativisht i rritur, e ka kafshuar në dorë.

Kjo ka bërë që ajo të notojë duke lëshuar gjak, derisa ka arritur në breg.


Mjekët e një spitali në afërsi, kanë filluar t’i trajtojnë plagët, por jo me qepje, meqë konsiderohet se shqyerjet e lëkurës nuk janë shumë të gjera dhe të thella.

Me madhësinë që e kanë këto plagë, mund të shërohen shpejtë, duke i lënë vetëm shenja të vogla në lëkurë, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori