Shpeshherë njerëzit hanë gërzima pas mesnate, por kjo është mirë të ndalet për shkak të dëmtimeve të shumta që bën në tru, ka sugjeruar një studim i ri.
Ushqimet që grimcohen nëse hahen gjatë kohës që është e paraparë të jemi në gjumë, luajnë rol të rëndësishëm në pjesën e trurit, në të cilën formohen kujtimet.
Shkencëtarët kanë testuar këtë teori te minjtë dhe kanë gjetur se ata që janë ushqyer gjatë kohës normale për gjumë kishin probleme me memorien.
Tashmë është bërë e ditur se ngrënia gjatë kohës që normalisht njerëzit duhet të jenë në gjumë shkakton probleme edhe në nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojë probleme në zemër. Andaj, hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë vendosur të shohin më shumë efektet në mendjen e njeriut.
Ata kanë ndarë minjtë në dy grupe, njërin duke e lejuar të ushqehet natës, ndërsa grupi i dytë vetëm gjatë ditës. Atyre më pas iu është dhënë një “goditje e lehtë”. Të nesërmen, ata që kishin ngrënë gjatë natës kishin reaguar çuditshëm dhe ishin më shumë të frikësuar – duke kujtuar goditjen – teksa minjtë që kishin ngrënë gjatë ditës silleshin normalisht, raporton “Daily Mail”, transmeton koha.net.
Sipas hulumtuesve, kjo ka ndodhur sepse në momentin kur hahet gjatë kohës që zakonisht minjtë duhet të jenë në gjumë, zvogëlon nivelin e proteinës së quajtur “CREB”, që është çelësi kryesor për ritmin e brendshëm të trupit dhe aftësinë e trurit për të krijuar memoriet.
“Kemi marrë dëshminë e parë që ngrënia gjatë kohës së gabuar ka efekte të shumta në mësim dhe memorie. Pasi që disa njerëz punojnë ose luajnë gjatë kohës që ata duhet të jenë në gjumë, është e rëndësishme të dinë se kjo mund të shkaktojë probleme në funksionimin e trurit”, ka thënë Dawn Loh, autore e hulumtimit.
Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre nuk janë konfirmuar për njerëzit, por ky mund të jetë informim i rëndësishëm për njerëzit që qëndrojnë vonë zgjuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve