A është e mundur të “shlyhet” (lexo: eliminohet) kanceri? Shkencëtarë nga Florida e besojnë këtë dhe kohët e fundit kanë shpallur se kanë gjetur një kod që mund ta ndalë kancerin.
Kjo, sipas një lajmi në të përditshmen britanike Daily Mail, përcjell Bota.al.
Gjatë një eksperimenti, ata ishin në gjendje që të bënin që qeliza kanceroze në gji dhe fshikëz, të shndërroheshin sërish në beninje.
Kjo mund të sjellë një strategji të re për terapinë e kancerit.
Ilaçet tradicionale kundër kancerit synojnë ta vrasin kancerin, ndërkohë që kërkimet e reja synojnë ta deaktivizojnë.
Ndonëse ende në fazat e hershme, shkencëtarët janë optimistë për këto studime.
Gjithçka fokusohet në një proteinë të quajtur PLEKHA7, e cila ndihmon në grupimin së bashku të qelizave të shëndetshme.
Shkencëtarët nga Klinika Mayo në Florida tregojnë se proteina mungon ose është e dëmtuar në një sërë kancerash. Më pas, prishen udhëzimet gjenetike për qelizat e kështu ato bëhen kanceroze.
Gjatë eksperimenteve, qeliza njerëzore nga një fshikëz u kthyen sërish në normale. Ekipi mendon se kjo qasje mund të zbatohet tek shumica e kancerëve, por jo të trurit dhe gjakut.
Nevojiten më shumë kërkime përpara se të testohet tek njerëzit ndërkohë që gjasat janë që, edhe nëse terapia e re ndihmon, sërish pacientët do të kenë nevojë për kemioterapi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve