Shumë njerëz vuajnë nga alergjitë e lidhura me pluhurin, të shkaktuara kryesisht nga insekte të vogla që depërtojnë në çarçafët e shtretërve.
Shkencëtarët polakë njoftojnë se kanë testuar me sukses një pëlhurë që është e padepërtueshme nga krijesat mikroskopike.
Nuk na pëlqen të mendojmë për këtë, por shumica nga ne ndan shtratin me mijëra krijesa të vogla 0,3 milimetërshe.
Edhe më i pabesueshëm duket fakti se së bashku me pluhurin e rëndomtë të shtëpisë, ne marrim përmes frymarrjes mbetjet e tyre, që përmbajnë enzima të quajtura proteaza. Janë këto që mund të shkaktojnë simptoma që nga teshtimat dhe kollitjet e deri te krizat e rënda azmatike.
Këto insekte janë tejet të vështira për t’u pastruar, veçanërisht nga çarçafët pasi ato mund të depërtojnë lehtësisht përmes poreve të copës.
“Metoda jonë na ka lejuar të krijojmë një barrierë për insektet e pluhurit. Kjo është një copë e veçantë.”
Ndryshe nga copat e tjera anti-alergjike, materiali i ri i krijuar në Universitetin Mjekësor në Lodz, (Pron. Woodz) të Polonisë, ndalon insektet por lejojnë kalimin e ajrit dhe lagështisë. Kjo i bën çarçafët më të rehatshëm.
Ata që vujnë nga alergjitë e që testuan materialin e ri thonë se simptomat u pakësuan me 70 përqind.
“Na thanë se kishin filluar më në fund të flinin normalisht, pasi më parë kishin vuajtur me gjumin. Ata as që mund të shtriheshin më parë në krevat pasi kishin kriza azmatike, hundë të bllokuara dhe lot në sy. Papritur filluan të flenë normalisht.”
Hulumtuesit thonë se larja e herë pas herëshme nuk e pakësoi vetinë anti-alergjike të materialit të ri. Ata presin që pas testimesh të mëtejshme, materiali të jetë i gatshëm në treg.
Ndërkohë, ata që vuajnë nga alergjitë këshillohen t’i mbajnë shtëpitë pa lagështi, të përdorin fshesën me korent dhe të lajnë shpesh çarçafët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve