LAJMI I FUNDIT:

Simptomat e kancerit

Simptomat e kancerit

Mjekësia ka përparuar shumë, duke bërë që çdo vit të gjinden kura të ndryshme që ndihmojnë në mjekimin e kancerit, zgjatjen e jetës si dhe në raste të caktuara kur ai zbulohet herët, d.m.th në kohë, edhe ta largojnë atë.

Për ta zbuluar atë sa më herët duhet të I kushtoni rrëndësi simptomave që ju shfaqen.

Këto janë disa simptoma të kancerit:

Kolliteni shpesh: Ky mund të jetë ndonjë virus, mirëpo nëse ju vazhdimisht ngacmoheni nga kolli, bëjeni një vizitë te mjeku.


Humbja e peshës pa dietë: Nëse ju për një kohë të shkurtër keni humbur shumë peshë dhe kjo pa vullnetin tuaj, d.m.th pa ndonjë dietë , është shenjë që diçka nuk shkon me juve.

Dhimbje të shpeshta në nyje: Nëse keni vazhdimisht dhimbje në nyje, vizitoni mjekun. Nuk d.m.th që ju jeni i prekur nga kanceri,por kjo është një simptomë shumë e rëndësishme që nuk duhet anashkaluar.

Pika të ndryshme që shfaqen në lëkurë: Kjo mund të vijë si pasojë e sëmundjes së kancerit.

Dhimbje e syrit: Simptoma e kancerit të syrit mund të jetë dhimbja e vazhdueshme që ju mund keni në sy, kështu që mos e neglizhoni. /KP/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori