LAJMI I FUNDIT:

Caroline Wozniacki zhvishet për Sports Illustrated (Foto)

Caroline Wozniacki zhvishet për Sports Illustrated (Foto)

Caroline Wozniacki është larguar përkohësisht nga fusha e tenisit për të pozuar me veshje plazhi për revistën Sports Illustrated.

Tenistja 24-vjeçare, e renditur e pesta në botë, ka treguar linjat e saj të përkryera trupore për revistën e famshme sportive.

Ajo ndjek kështu hapat e kolegeve të saj si Maria Sharapova, Serena dhe Venus Williams, Steffi Graf, Ana Ivanovic, Maria Kirilenko, Anna Kurnikova, Tatiana Golovin dhe Daniela Hantuchova.


Bukuroshja po ashtu ka ndarë kohë për t’u përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në llogarinë e “Sports Illustrated” në Twitter, ku ka treguar preferencat e saj për ushqim (ushimin kinez), veshje (preferon streçe dhe këpucë me taka), objektivat e saj (të fitojë Grand Slam-in këtë vit) dhe ëndrrën (të ketë Serena Williams si partnere në lojë dyshe). /Telegrafi/