LAJMI I FUNDIT:

Mafia kishte pasur plan për vrasjen e Jackson (Foto/Video)

Mafia kishte pasur plan për vrasjen e Jackson (Foto/Video)

Kundërthëniet rreth jetës së Michael Jackson vazhdojnë të dalin në pah edhe afro gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

Në biografinë pas vdekjes të ish-menaxherit të Mbretit të muzikës pop, Frank DiLeo (“DiLeo: I Am Going To Set The Record Straight”), janë zbuluar disa detaje edhe nga jeta e ikonës së muzikës botërore.

jacksdileo


Mes tjerash, në libër shkruhet se DiLeo kishte mësuar se mafia kishte kontratë për vrasjen e Jackson dhe ai ishte përpjekur që ta pengonte këtë.

Po ashtu, aty flitet edhe për fiksimin e muzikantit pas kirurgjisë estetike.

Michael-Jackson-8

“Michael i ka thënë Frankut në një telefonatë se ai nuk mund ta duronte të shihte fytyrën e babait të tij, kur shikohej në pasqyrë. Franku i kishte thënë atij se duhej të ndërpriste ndryshimet në fytyrë, sepse po bëhej i panjohur për fansat e tij”, shkruan në libër.

DiLeo ka ndërruar jetë në vitin 2011 në moshë 63-vjeçare si pasojë e komplikimeve pas operacionit në zemër, ndërsa gjatë jetës ka luajtur edhe si aktor dhe është i njohur për rolin e tij në filmin “Goodfellas”.

dileo

Librin biografik e ka shkruar ish-partneri i tij biznesor, Mark Lamica, ndërsa akoma nuk është caktuar data e botimit. /Telegrafi/