LAJMI I FUNDIT:

Ledri duet me Era Istrefin?

Ledri duet me Era Istrefin?

Reperi Ledri Vula raportohet se është i zgjedhuri i Era Istrefit për duetin e saj të radhës.

Derisa është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit “13”, e publikuar dy muaj më parë, ajo tashmë ka filluar të mendojë edhe për projektin e saj të radhës.

Era mësohet se dëshiron të sjellë një këngë duet me një reper dhe, sipas Indeksonline, i zgjedhuri i saj është Ledri Vula


Ende nuk dihen detajet e bashkëpunimit, i cili megjithatë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. /Telegrafi/