LAJMI I FUNDIT:

Kush është femra, që do jetë në klipin e Bleros? (Video)

Kush është femra, që do jetë në klipin e Bleros? (Video)

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka paralajmëruar këngën e tij të re – në të cilën merr pjesë një femër mjaft e bukur.

Blero si duket ka zgjedhur një femër për të realizuar duetin e tij të radhës – i cili me sa duket do të jetë sërish një baladë.

Në videon e shkurtër paralajmëruese e cila është publikuarnga Blero shihet një femër në të zezë, por pa iu shfaqur shumë qartë fytyra.

Sipas informacioneve që ka Telegrafi, projekti titullohet “5” dhe lansohet të dielën më 15 shkurt.


Videoklipi është punuar nga Imagine Films dhe është tjetër vazhdim i bashkpunimit të këtij produksioni me Bleron pas klipit “NUN”. /Telegrafi/