LAJMI I FUNDIT:

Geti pa të dashur për Shën Valentin (Foto)

Geti pa të dashur për Shën Valentin (Foto)

Hip hop superylli i Babatars, Getoar Selimi, vazhdon të shijojë jetën e tij ‘single’.

Getoar Selimi duket se edhe këtë Shën Valentin do të jetë i vetmuar, ashtu siç ishte edhe vitin e kaluar.

Të paktën kjo vërehet në fotografitë që reperi ka publikuar në Instagram, së pari në Dubai ku është parë i vetmuar.


Më pas ai edhe në Tiranë është parë i vetmuar në krah të miqve të tij të afërt, që është një tjetër indikacion pse reperi vazhdon të jetë ‘single’ pavarësisht që për jetën e tij private nuk ndalen thashethemet.

Megjithatë ai ashtu kështu kohë më parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin pohoi se është ‘single’, e kjo mund të konstatohet fare lehtë nëse vizitoni faqen e tij në Instagram.

Ndryshe kujtojmë se vitin e kaluar Geti i kishte dhuruar nënës së tij një veturë në vlerë prej 30 mijë eurosh, pikërisht për Shën Valentin duke dëshmuar se ajo është dashuria e tij e përjetshme.