LAJMI I FUNDIT:

Paltrow dhe Martin ribashkohen për Shën Valentin? (Foto)

Paltrow dhe Martin ribashkohen për Shën Valentin? (Foto)

A po ribashkohen në ditën e të dashuruarve? Gwyneth Paltrow është fotografuar duke ecur krah për krah me ish-burrin e saj, Chris Martin, gjatë Shën Valentinit në një shëtitje në plazh me fëmijët.

Ata kanë qenë jashtëzakonisht miqësor që nga ndarja vitin e kaluar, pas dhjetë vitesh të martuar, duke shprehur disa herë dashurinë për njëri-tjetrin edhe pse ishin ndarë.

Andaj mbase nuk është befasi që Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow kanë zgjedhur të kalojnë ditën e dashuruarve së bashku me dy fëmijët e tyre, tetëvjeçarin Moses dhe vajzën dhjetëvjeçare Apple.


Ata madje ecën në plazh krahë për krahu, e që ngjau më shumë si një ribashkim se sa miqësi. /Telegrafi/