LAJMI I FUNDIT:

Eli Fara thotë “me mua mos” (Foto)

Eli Fara thotë “me mua mos” (Foto)

Eli Fara do të vije me një ndryshim të ri në videokëngën e saj më të re.

Të gjithë jemi dëshmitarë të rinisë së përhershme të Elit, por pasi e shohim tek kjo foto e shkëputur nga xhirimet e videos së saj të fundit, bindemi që ajo jo vetëm nuk ka ndërmend të plaket, por stilimi i çrregullt i flokëve dhe balukja e shkurtër, e bëjnë të duket një “cool girl”.

Ajo e ka postuar këtë foto në Instagram dhe njëkohësisht ka lajmëruar fansat për videon e këngës më të re “Me mua mos”, transmeton Telegrafi.


“Së shpejti…!!!! Klipi i këngës me mua mos”, ka shkruar Eli Fara përbri një fotoje të publikuar në Instagram, ku shihet mjaft elegante dhe bukur.

Vlen të theksohet se muzikën dhe orkestrimin e këngës e ka bërë Adrian Hila, ndërsa tekstin e ka shkruar Rozana Radi. /Telegrafi./