LAJMI I FUNDIT:

Blero niset për Hungari (Foto)

Blero niset për Hungari (Foto)

Nuk është ajo që po mendoni. Në fakt këngëtari mjaft kontravers kohëve të fundit, Blero, është nisur drejt Hungarisë, por jo për të migruar.

Blero raportohet të jetë nisur drejt Hungarisë, pra në kryeqytetin Budapest për angazhime të tij sa i përket karrierës dhe biznesit.

Ai në një postim në Instagram ka shqetësuar fansat duke lënë hapësirë për imagjinatë, pasi e përmendi kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin që ishte tranzit për migrim masiv.

Ndryshe Blero thuhet të jetë i shoqëruar vazhdimisht nga e dashura e tij e re, Afrona Dika. /Telegrafi/