Është e rëndësishme që çdo ditë të balanconi shujtat, ndërsa kjo në veçanti vlen për femrat shtatzëna. Shumica e ushqimit është i sigurt, por ka edhe prej atyre që duhet t’i hiqni nga lista gjatë shtatzënisë.
Nutrientët, vitaminat dhe mineralet, shujtat e shëndetshme, kontrollimi i sasisë dhe përmbajtjes së pjatës bëhen kyçe edhe për ju dhe për beben. Megjithatë, ka disa ushqime të caktuara, të cilat nuk duhet të gjenden në tavolinën tuaj.
Mëlçia dhe produktet nga mëlçia duheni t’i shmangni, sepse përmbajnë shumë vitaminë A, ndërsa ajo është e dëmshme në sasi të mëdha dhe mund të çojë deri te çrregullimet serioze tek bebet. Vaji i peshkut përmban lloj të veçantë të vitaminës A, çka mund të jetë shumë keq për beben dhe prandaj shmangeni.
Produktet qumështore të pasterizuara: qumështi, djathërat, jogurti e vënë foshnjën në rrezik nga fitimi i sëmundjeve si salmonela ose listeria.
Nëse partneri juaj ose dikush nga familjet tuaja ka lënguar nga alergjia e polenit, astma, ekzema ose alergjitë tjera duhet ta shmangni kikirikun në të gjitha format, sepse mund të vijë deri tek ajo që foshnja juaj të jetë alergjike në frutat arrore.
Në fakt, ato duhet t’i shmangni gjatë shtatzënësisë dhe ushqyerjes me gji.
Përjashtoni vezët e paziera apo të ziera pak dhe nëse jeni adhuruese e madhe, zieni derisa e bardha dhe e kuqja e vezës nuk bëhen tërësisht të forta.
Për femrat shtatzëna nuk është i mirë as mishi i viçit, pulës, peshkut, guaskat –të pagatuara ose vetëm pak të gatuara. Megjithatë, nuk mund t’i shmangi gjithmonë, prandaj duhet t’i zieni tërësisht.
Peshku si peshkaqeni dhe peshku-shpatë përmbajnë sasi të mëdha të zhivës dhe nuk rekomandohet të hahen në shtatzëni. Mishi i tunës “mund të kalojë”, por në sasi të moderuara.
Nga pijet, gjithsesi duhet të eliminoni alkoolin. Më së miri në tërësi, sepse nuk është dëshmuar se cila sasi është e sigurt për ju dhe foshnjën. Çajet, kafja, çokollata e ngrohtë, kakao dhe disa pije energjetike mund t’i konsumoni, por vetëm në sasi të moderuara. (kjo do të thotë që 200 mg kafeinë në ditë: 2 filxhanë kafe, po aq edhe çaj, por bëni kujdes se disa lloje nuk lejohen në shtatzëni).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve